Demarkacioni, arsyeja kryesore e vizitës së Bidenit

BOCA RATON, FL - SEPTEMBER 28: U.S. Vice President Joe Biden speaks during a campaign event at the Century Village Clubhouse on September 28, 2012 in Boca Raton, Florida. Biden continues to campaign across the country before the general election. (Photo by Joe Raedle/Getty Images)

Njeriu i dytë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pritet qe te vizitoj Kosovën ditën e martë. Këtu ai do të takohet me presidentin Hashim Thacin, si dhe me kryeministrin, Isa Mustafa.

Derisa vizita ndodh në momentin kur demarkacioni i kufirit me Malin e Zi ka polarizuar skenën politike vendore, njohës të rrethanave në Kosovë presin që kjo çështje do të jetë njëra nga temat kryesore në këto takime, ku nuk është përfshirë opozita.

Analisti Artan Muhaxhiri beson se amerikanët nuk do të lejojnë që të dështojë një proces, pjesë e të cilit janë edhe vet ata.

Se zëvendësi i Barak Obamës do të kërkojë që demarkacioni të kryhet, e thotë edhe njohësi i raporteve Kosovë-SHBA, Ilir Ibrahimi.