Delawie: Vdekjet në paraburgim janë shqetësuese

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar sot për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren, duke thënë se është me rëndësi që të sigurohen faktet e duhura.

Delawie gjithashtu ka cekur se e mirëpret vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për përfshirjen e hetuesve të pavarur në këtë hetim.

Në rrjetin social Twitter, Delawie ka shkruar se “Vdekjet në paraburgim janë gjithmonë shqetësuese. Është me rëndësi që të sigurohen faktet. E mirëpres vendimin e ministrisë se drejtësisë për përfshirjen e hetuesve të pavarur në hetim”.