Dekreti Trump për emigrantët, ndalohet në aeroport djali i Muhammad Ali

Dekreti ‘Trump’ i cili ndalon lëvzijen e lirë të personave të vijnë nga 7 vende me shumicë muslimane nis të japë efekte. Ai që bie pre e masave të tij është djali i legjendës së boksit Muhammad Ali.

Teksa po kthehej nga Xhamajka ai u ndalua në aeroportin e Florida nga policët të cilët i penguan kalimin për dy orë. Arsyeja sepse ishte musliman. 44 vjeçari ka lindur në Filadelfia dhe ka pashaportë amerikane. Në momentin e ndalimit ai po udhëtonte me nënën e tij gruan e dytë te Muhammad Ali.

Gruaja u tregoi agjentëve foton e legjendës dhe më pas ata e lanë të shkonte. I biri i Ali nuk ka precedentë penalë dhe ka trashëguar një pjesë të mirë të pasurisë së babait, por ai nuk kishte një foto të babait dhe qëndroi 2 orë i ndaluar.