Dekorohet nga kryeministri, por tenori i njohur i referohet vendit si Kosovo-Metohija

Skandal: Dekorohet nga kryeministri, por tenori i njohur i referohet vendit si Kosovo-Metohija

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës priti në zyrën e tij tenorin e njohur shqiptar, Ramë Lahaj, shkruan GazetaBlic.

Ai e falenderoi atë për lartësimin e Kosovës nëpër qendrat kulturore në botë, duke e dekoruar me medaljen “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.

“Tenori prestigjioz, Ramë Lahaj, përpos që ka arritur majat personale të suksesit, ka lartësuar emrin e Kosovës në qendrat më të njohura kulturore në botë. Kënaqësi e veçantë të flisnim për angazhimin e tij të madh, ruajtjen dhe avancimin e vlerave kulturore dhe të këmbenim mendime rreth ndërtimit të sallës koncertale, e cila do të jetë strehë ku artistët do t’i shpalosin veprat e tyre”, shkroi Ramush Haradinaj në Facebook.

Në anën tjetër, edhe Ramë Lahaj falenderoi kryeministrin Haradinaj për medaljen e dhënë.

Mirëpo këtu ka diçka nuk shkon?

Përderisa është dekoruar me çmimin e rëndësishëm, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, që vlerëson shqiptarët që afirmojnë vlerat shqiptare në botë, Lahaj duket se ende e ka në dyshim shtetësinë e Kosovës.

Ai iu ka referuar vendit si Kosovo-Metohija, përdorim që e bënë ende Serbia dhe vendet që nuk e njohin Kosovën si shtet.

Kosovo – Metohija në kohën e Jugosllavisë ishte emërtim për Kosovën, pasi në atë kohë vendi ishte krahinë autonome e Serbisë./GazetaBlic