Deklarata e Pavarësisë dërgohet në 7 qendrat kryesore të Kosovës

Sot niset Deklarata e Pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës, për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës.

Deklarata do të dërgohet në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj.

Nisja e Deklaratave përcjellet në mënyrë ceremoniale nga Garda Shtetërore. Shoqërimi deri në komunat respektive do të kryhet nga një patrullë e Policisë së Kosovës dhe nga një zyrtar përgjegjës i secilës komunë, i cili do të jetë përgjegjës për vendosjen e Deklaratës së Pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit.