DEASH merr përgjegjësinë mbi sulmin terrorist në Afganistan

Përgjegjësinë mbi sulmin terroristë të ndodhur mbrëmë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, në të cilin humbën jetën të paktën 63 persona ndërsa u plagosën 182 të tjerë, e mori përsipër organizata terroriste DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga ueb faqja e lidhur me organizatën terroriste, pretendohet se sulmin vetëvrasës në Kabul e ka kryer një militant shtetas i Pakistanit në emër të organizatës terroriste.

Gjithashtu është pretenduar se përveç sulmit vetëvrasës ka shpërthyer edhe një autobombë.

Mbrëmë në sallën e dasmave Dubai City në perëndim të Kabulit ku me numër të madh jeton komuniteti Shia Hazara, një sulmues vetëvrasës kishte aktivizuar shpërthyesin mbi të si pasojë e së cilës kishin humbur jetën 63 persona, ndërsa ishin plagosur 182 të tjerë.

Sipas dëshmitarëve okularë sulmuesi shpërthyesin e ka aktivizuar afër skenës ku ishin fëmijët dhe pjesëmarrësit të tjerë të dasmës.

DEASH duke filluar nga viti 2014 ku filloi të vepronte në Afganistan kishte bërë shumë sulme terroriste që synonte komunitetin Shia Hazara.

Një sulm tjetër në rrugën ku ndodhet salla e dasmave kishte ndodhur edhe më 7 gusht, si pasojë e të cilit kishin humbur jetën 14 persona, ndërsa ishin plagosur 145 të tjerë shumica civilë.