“Davosi në Shkretëtirë” nisi nën hijen e bojkotit të gjerë ndërkombëtar

Konferenca e Iniciativës së Investimeve në të Ardhmen (FII), e njohur si “Davosi në Shkretëtirë”, nisi në kryeqytetin saudit Riad nën hijen e një bojkoti të gjerë ndërkombëtar për shkak të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).

Lubna el-Ulyan, biznesmenja saudite e cila udhëhoqi seancën e parë të konferencës që organizohet nën përkujdesjen e princit të kurorës Mohammad bin Salman, tha në fjalën e hapëse se, “Në çështjen e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi do të zbatohen ligjet”.

Në seancën e parë morën pjesë drejtori ekzekutiv i Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite, Yasir al-Rumyan, kryetari i Fondit të Investimeve Direkte i Rusisë, Kirill Dimitriev, si dhe drejtori i përgjithshëm i Fondit Mubadala i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Haldum al-Mubarak.

Shumë ministra dhe drejtues të firmave të famshme të shteteve si SHBA, Britania, Franca dhe Holanda dhekanë njoftuar se do të bojkotjnë konferencën treditore, e cila këtë viti mbahet për herë të dytë dhe organizohet për promovimin e vizionit të vitit 2030 të princit saudit bin Salman.

– Afër 40 pjesëmarrës bojkotojnë konferencën

Afër 40 pjesëmarrës që më herët kishin konfirmuar pjesëmarrjen në konferencë kanë marrë vendim ta bojkotojnë atë pas vrasjes së gazetarit Khashoggi.

Në mesin e tyre gjenden Sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin, ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, ministri holandez i Financave Wopke Hoekstra dhe ministri britanik i Tregtisë Ndërkombëtare, Liam Fox.

Krahas politikanëve, konferenca bojkotohet edhe nga emra të shumtë nga bota e biznesit, siç janë: drejtori ekzekutiv i JPMorgan Chase, Jamie Dimon, drejtori ekzekutiv i Blackrock, Larry Fink, drejtori ekzekutiv i Blackstone, Stephen Schwarzman, drejtoresha ekzekutive e Google Cloud, Diane Greene, drejtori ekzekutiv i Bursës së Londrës David Schwimmer, kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, kryetari i Grupit të Bankës Botërore, Jim Yong Kim, drejtori ekzekutiv i Uber, Dara Khosrowshahi, kryetari i bordit ekzekutiv të Ford, Bill Ford, themeluesi i AOL, Steve Case, drejtori ekzekutiv i Viacom, Bob Bakish, ish-drejtuesi i Google Kai-Fu Lee, drejtori ekzekutiv i Deutsche Bank, Christian Sewing, dhe drejtori ekzekutiv i Siemens, Joe Kaeser.

Ndërkaq, mediumet e famshme si New York Times, CNN, CNBC, Financial Times, Huffington Post, Fox dhe Bloomberg kanë tërhequr sponsporizimin e konferencës.

Nga ana tjetër, thuhet se firmat ruse dhe kine përpiqen ta kthejnë bojkotin në favor të tyre.

SHPËRNDAJE