Dasma kthehet në tragjedi, dasmorit i bie të fikët e pastaj ndërron jetë

Nga dasma në mort. Gëzimi i martesës për një çift në Korçë ka përfunduar kur mësuan se në ceremoni njërit prej dasmorëve, i ka rënë të fikët dhe ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spitalin e Korcës.

Policia e Korçës raporton se viktima ishte rreth 40-vjeç, ndërsa nuk dihet lidhja që kishte me çiftin që martohej mbrëmë.

Atij iu dha ndihma e menjëhershme dhe u transportua në spitalin e qytetit, por nuk mundi të mbijetonte.

Sipas bluzave të bardha në spitalin e Korçës, shkak për vdekjen e tij është bërë një atak kardiak.