Dardan Molliqaj zgjidhet kryetar i ri i PSD-së

Dardan Molliqaj është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Socialdemokrate. PSD-ja mbajti zgjedhjet e reja të parakohshme për shkak të dorëheqjes së Shpend Ahmetit, raporton Ekonomia Online.

Pas përfundimit të Kuvendit para medieve foli zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi e cila tha se u propozuan 5 kandidatë por që vetëm Dardan Molliqaj  e pranoi.

“PSD-ja propozoi 5 anëtarë për kryetar. Votimi u bë me votë të mbyllur.  83 për qind të votave ishin pro Dardan Molliqajn”, tha ajo.