Dani Alves do të largohet nga PSG

Futbollisti brazilian i klubit francez Paris Saint-Germain, Dani Alves, ka njoftuar se do të largohet nga klubi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Edhe një fazë në jetën time përfundoi. Çdo gjë në jetë ka fillim dhe fund”, tha Alves nga rrjeti social Instagram, duke njoftuar largimin e tij nga klubi me të cilën kontrata do t’i përfundojë më 30 qershor.

Ai më parë ka luajtur në klubet si Bahia, Sevilla, Barcelona dhe Juventus, ndërsa në 2017 u transferua në PSG.

Sezonin e kaluar me fanellën e PSG në 32 ndeshje shënoi 3 gola.

SHPËRNDAJE