Danezët i kërkojnë UNESCO-s: Mbrojeni lumturinë tonë!

Danimarka do t’i kërkojë Agjencisë Kulturore të Kombeve të Bashkuara, UNESCO, të njohë zyrtarisht konceptin e ‘hygge’, mënyra se si danezët e përkufizojnë gjendjen e lumturisë së përditshme.

Fjala hygge, që nënkupton një gjendje rehatie, ngrohtësie dhe kënaqësie u bashkëngjitet rëndom aftësisë së danezëve për t’u shfaqur të relaksuar dhe të freskët dhe është përhapur edhe në vende të tjera të botës vitet e fundit.

Shumë njerëz i njohin asaj meritat për pozicionimin e Danimarkës në krye të klasifikimve të mirëqënies.

Promovuesit e turizmit nën sloganin “Vizito Danimarkën” thanë të mërkurën se vendi do të aplikonte së shpejti tek Agjencia Kulturore e OKB dhe nëse UNESCO do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës, hygge do të listohet krah trashëgimive të tjera kulturore të vendit skandinav.

Vitin e kaluar, hygge u vlerësua si një prej fjalëve me më shumë ndikim në 2016-tën. Meik Wiking, themelues dhe drejtues ekzekutiv i Insitutit të Kërkimeve për Lumturinë, thotë se me rritjen e trysnisë sociale dhe rëndësisë së mirëqënies, koncepti që fokusohet tek rehatia dhe siguria mund të ketë sjellë përfitime reale dhe të prekshme.

Pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s nuk janë vetëm monumentet dhe veprat e artit, por gjithashtu praktikat sociale, zakone dhe rituale.