Damask, 25 të vrarë nga bomba në gjykatë

Media shtetërore siriane ka thënë se një sulm vetëvrasës me bombë në një gjykatë në Damask, ka vrarë të paktën 25 persona.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA, raporton se një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët e tij brenda Pallatit të Drejtësisë, që gjendet në kryeqytetin sirian, njofton Radio Evropa e Lire.

SANA raporton se nga ky sulm ka edhe të plagosur.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Shpërthimi i sotëm vjen pas dy sulmeve më 11 mars, që vranë të paktën 40 persona në Damask. Ish-aleati i Al-Qaedas në Siri, Fateh al-Sham, që më parë njihej me emrin Fronti Al-Nusra, ka marrë përgjegjësinë për dy sulmet.