Daliç konfirmohet si trajner i Kroacisë

Pas kualifikimit në Kupën e Botës, Kroacia ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin.

Zltako Daliç u bë një hero në Kroaci, pasi arriti ta kualifikonte kombëtaren ballkanase në Kupën e Botës.

Ai është emëruar në krye të përfaqësues kroate pas shkarkimit të Ante Çaçiç, dhe ka bindur Federatën Kroate të Futbollit me punën e tij gjatë kësaj periudhe.

Daliç fillimisht arriti ta udhëhiqte Kroacinë drejt një fitoreje në një ndeshje shumë të rëndësishme si ajo ndaj Ukrainës në udhëtim për ta kualifikuar në barazh ndërsa më pas eliminoi Greqinë me rezultat të përgjithshëm 4:1 duke e çuar Kroacinë në Rusi.

Lajmin për konfirmimin e trajnerit Daliç në krye të përfaqësues deri në përfundim të Botërorit, Rusi 2018, u publikua nga vetë Federata Kroate e Futbollit.