Daka në Vjenë, informon shtetet e QUINT-it për zgjedhjet e 6 tetorit

Me ftesë të delegacioneve të shteteve të Quintit (ShBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Austrisë ) me seli në Vjenë, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka dhe ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu informuan pjesëmarrësit e shteteve anëtare të OSBE-së lidhur me procesin zgjedhor të 6 tetorit 2019.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u përgëzua për administrim shumë të mirë të zgjedhjeve si dhe u konkludua se ky sukses i Kosovës për proceset zgjedhore është një shembull në rajon.

Daka falënderoi OSBE-në për përkrahjen e vazhdueshme si dhe shtetet e Quintit dhe Austrinë gjitashtu për përkrahjen dhe organizimin e këtij takimi.