Dajaku, talenti kosovar që së shpejti do të kalojë tek Bayern Munich

Talenti kosovar, i cili luan me skuadrën e Stuttgart, Leon Dajaku, është afër kalimit tek Bayern Munich.

Duket se fjalët e Thomas Hitzlsperger se skuadra e Stuttgart do t’i mbaj talentët e saj në skuadër nuk po mbahen me përpikëri, pasi ata janë afër që të humbin një lojtar premtues.

Leon Dajaku, me prejardhje nga Kosova, i cili luan me kombëtaren U-18 të Gjermanisë, është afër kalimit tek gjiganti i Bundesliga, Bayern Munich, raporton ‘Kicker’, transmeton lajmi.net.

Lojtari deri më tani ka regjistruar vetëm dy paraqitje në Bundesliga, por ai pritet të ketë një të ardhme të ndritur.

Bayern ka shfaqur interesim për lojtarin tash e sa kohë dhe tani thuhet se ata janë shumë afër nënshkrimit me të.

Në rast se kalon tek bavarezët, Dajaku do të luaj fillimisht me Bayern III, në ligën e tretë.

Kontrata e Leon Dajaku me skuadrën e Stuttgart është e vlefshme deri në vitin 2022.