Daçiq: Tërheqja e njohjes së Kosovës është projekt shtetëror i Serbisë

Subotica, 5. jula 2018.- Potpredsednik Vlade i ministar trgovine, turizma i telekomunikacija Rasim Lajic (L), ministar kulture i informisanja Vladan Vukosavljevic (S) i prvi potpredsednik Vlade i ministar spoljnih poslova Ivica Dacic (D) govori. Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic pokazao je danas zvanicnu notu Papue Nove Gvineje - seste zemlje koja je povukla priznanje Kosova. FOTO TANJUG/ JAROSLAV PAP/ nr

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka deklaruar se tërheqja e njohjes së Kosovës është projekt shtetëror.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka mohuar sugjerimet se Serbia ka qenë e paguar nga individë privatë për fushatën për tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Daçiq bëri deklaratat në emisionin “Happy Tv” me rastin e deklaratës së nënkryetares së Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, Marinika Tepiq e cila tha se Serbia po e financon këtë fushatë me para nga tregtia e armëve, transmeton lajmi.net.

“Ky është një projekt shtetëror dhe gjithçka bëhet përmes institucioneve,” tha kryediplomati serb.

“Qëllimi i deklaratës së Tepiqit është të kompromentojë procesin që po punon Serbia, që është tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës”, shtoi ai.

Daçiq po ashtu i doli në mbrojtje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke thënë se i kupton ata që i urrejnë, por theksoi se nuk mund t’i kuptojë ata që e urrejnë aq shumë Serbinë.