Cristiano Ronaldo në lot: shkaku i alkoolit, babai im nuk më pa duke luajtur (video)

 Legjenda e Portugalisë, Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot pasi gazetari Pers Morgan ia tregoi një video të babait të tij të ndjerë.

Ronaldo e pa xhirimin e Jose Dinis Aveiro ku fliste për krenarinë që ndjente për të birin.

Në klipin e shkurtër, Z. Aveiro u pa duke folur për Ronaldon ndërsa qëndronte në pragun e shtëpisë.

Ronaldo, duke qarë, tha: “Unë kurrë nuk e kam parë videon. Kurrë nuk e kam parë. E pabesueshme”. I pyetur nga Morgan se çfarë është ajo që e mundon, Ronaldo u përgjigj: “Të jem numri një dhe ai të mos shoh asgjë. Ai nuk më pa duke marrë çmime.”

Morgan pastaj shton: “Ai kurrë nuk pa se sa i shkëlqyeshëm u bëre”

“Kurrë”, përgjigjet Ronaldo. “Familja ime më sheh, nëna ime, vëllezërit e mi, madje edhe djali im i madh, por babai im, ai nuk pa asgjë, dhe ishte … ai vdiq i ri”.

Babai i Ronaldos, Jose Dinis Aveiro, vdiq nga nje sëmundje qe lidhet me abuzimin me alkoolin në prag të lojës së grupit mes Manchester United me Villarreal në në Champions League 2005 dhe Ferguson lejoi që Ronaldo të humbasë ndeshjen në mënyrë që të jetë me babanë e tij që po trajtohej në një spital në Londër – një gjest i dhembshur, që superylli portugez gjithmonë ka qenë mirënjohës për të.

Nën drejtimin e Ferguson në Old Trafford, Ronaldo u ngrit të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë, duke ndihmuar Manchester United të fitojë tre tituj radhazi të Premier League në mes 2007-09 dhe 2008 Champions League.

SHPËRNDAJE