Cristiano Ronaldo është penduar për largimin nga Reali

Ideja që të largohej nga Real Madrid për të provuar një sfidë të re në Serie A, po del të jetë një gabim i madh nga Cristiano Ronaldos.

Përveç formës jo të mirë që po kalon portugezi, ai nuk arritur të jetë në qendër të vëmendjes – ashtu siç ishte mësuar sa ishte pjesë e gjigantit spanjoll.

Kështu sipas ABC, Cristiano Ronaldo u ka thënë disa ish-bashkëlojtarëve te Real Madrid që ka shprehur keqardhje për largimin nga kryqyteti spanjoll për Juventusin, përcjell lajmi.net.

Ai beson se do të kishte fituar Topin e Artë 2018 dhe 2019 nëse ai do të ishte akoma në ‘Bernabeu’.

Kujtojmë se këtë vit të Topit të Artë, 34-vjeçari nuk mori fare pjesë pasi u rendit në vendin e tretë.