Ç’po i bën fëmijës tënd duke i lënë telefonin/tabletin në dorë?

Për të gjithë njerëzit që nuk e dinë dhe në veçanti prindërit, foshnjat e moshës 0-2 vjeç nuk duhet të kenë asnjë lloj ekspozimi me teknologjinë!

Pavarësisht sa e nevojshme është kjo e fundit për jetën e njeriut modern, për shëndetin e fëmijëve, përdorimi i tepërt mbart një rrezik të madh.

Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqëria e Pediatrisë Kanadeze bëjnë me dije se fëmijët e moshës 3-5 vjeç mund të përdorin vetëm 1 orë në ditë pajisje elektronike, e ndërsa ata nga 6-18, 2 orë.

Nëse ky limit kalohet, duke u përdorur 4 ose 5 herë më shumë se norma, pasojat mund të jenë edhe kërcënuese për jetën e të vegjëlve.

Pediatrit dhe logopedët po u bëjnë thirrje prindërve dhe mësuesve të kthejnë vëmendjen tek një çështje kaq e rëndësishme sa kjo.

Çfarë i ndodh fëmijëve të vegjël kur ju lini një telefon/tablet apo para një kompjuteri për orë të tëra?

Rritja e shpejtë e trurit

Që prej lindjes e deri në moshën 2 –vjeçare, truri i foshnjës rritet 3-fish në madhësi dhe vazhdon deri në 21 vjeç, por në procese më të ngadalta. Stimulimi i trurit në zhvillim nëpërmjet ekspozimit të tepërt të teknologjisë, ka treguar se është i lidhur me kohen e reagimeve, problemet me përqendrimin, dëmtimit të të mësuarit, rritje e impulsiviteti dhe ul aftësinë për vetë-menaxhim.

Dëmtimi gjuhësor

Shumica e fëmijëve të sotëm rriten duke parë video në gjuhën angleze dhe kjo sigurisht që ndikon në aftësinë e tyre për të folur. Ka fëmijë të cilët mund t’i zhvillojnë të dyja gjuhët në mënyrë korrekte dhe kjo është ok, por ka nga ata që duke dëgjuar 2 gjuhë, hasin vështirësi në të folur pasi konfuzohen, ose siç njihet ndryshe kanë vuajnë nga çrregullimi bilingual.

Zhvillimi i vonuar

1 nga 3 fëmijë që përdorin teknologjinë në Amerikë dhe Kanada kanë hyrë në shkollë me vonesë zhvillimore, duke ndikuar kështu në aftësitë e të mësuarit.

Obeziteti epidemik

Qëndrimi për orë të tëra para pajisjeve elektronike bën që fëmijët tuaj të janë të prirur për tu bërë obezë, që gjë çon edhe në rrezik të lartë ndaj diabetit. Kryesisht për shkak të obezitetit, fëmijët e shekullit të 21 mund të jenë brezi i parë, shumë prej të cilëve nuk do të jetojnë më gjatë se prindërit e tyre.

Deficite në regjimin e gjumit

Shumë prindër nuk arrijnë të mbikëqyrin kohën që kalon fëmija i tyre me teknologjinë.

Agresioni

Është gati e pamundur që një fëmijë të kontrollohet për gjithçka sheh në kompjuterin e tij. Përmbajtjet e dhunshme apo videot jo të përshtatshme shkaktojnë agresion tek fëmijët. Ata janë gjithnjë e më shumë të ekspozuar ndaj rasteve të dhunës dhe abuzimeve.

Pasoja të tjera, jo më pak të rëndësishme janë:

1. Sëmundjet mendore- depresioni, ankthi, autizmi, bipolariteti.
2. Varësia
3. Mungesa e përqendrimit dhe vëmendjes
4. Rreziku nga rrezatimi

/Telegrafi/

SHPËRNDAJE