Autoritetet e Kinës kanë nxjerr në pah të dhëna të punonjësve shëndetësorë të cilët janë të prekur nga virusi vdekjeprurës, Coronavirus.
Gjashtë punonjës shëndetësorë kanë ndërruar jetë dhe një mijë e 716 të tjerë janë të infektuar që prej shpërthimit të virusit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Vdekja e doktorit Li Wenliang, një javë më parë, i cili provoi të paralajmëronte autoritet herët për këtë virus, ka nxitur shpërthim publik dhe hidhërim.
Më shumë se një mijë e 1300 njerëz deri tash kanë ndërruar jetë nga ky virus.
Janë 122 vdekje të reja në Kinë që atje e kanë çuar numrin në një mijë e 381.
Numri i infektimeve në përgjithësi thuhet se ka shkuar në 63 mijë e 922 vetave.