CNN merr masa ekstreme kundër sulmeve të Donald Trump

Sulmet’ e pamëshirshme të Donald Trump ndaj CNN kanë detyruar rrjetin që të marrë masa ekstreme.

Rrjeti mediatik ka vendosur roje të armatosur për gazetarët që dalin në transmetim live. Burimet për TMZ tregojnë se fanatikët që i besojnë Trump i konsiderojnë gazetarët si ‘armiqtë e popullit’ dhe mund të ndërmarrin veprime të dhunshme ndaj tyre.

Për këtë ka prova pazi një person ka dërguar dy herë bomba nëpërmjet postës që synonin të shpërthenin zyrat e CNN.

Thuhet se CNN u ka thënë punonjësve të synuar se mund të zgjedhin nivelin e mbrojtjes që ata duan, duke filluar nga rojet e armatosura gjatë orëve të punës deri tek ruajtja edhe në shtëpi.

Kujtojmë se në konferencat për shtyp, Donald Trump ka patur shpesh herë përplasje me gazetarët e CNN.