Çmimi Nobel për Kiminë shkon për teknologjinë e baterive

Çmimi  Nobel në Kimi 2019 ju është dhënë John B. Goodenough, M. Stanley Whitingham dhe Akira Yoshino për kërkimet e tyre në përmirësimin e teknologjisë së bateerive, shkruan oranews.

Treshja do të ndajë së bashku çmimin për punën e tyre në zhvillimin e baterive litium-jon, sipas Akademisë Suedeze.

“Bateritë litium-jonike kanë revolucionarizuar jetën tonë dhe përdoren në çdo gjë, nga telefonat deri tek laptopët dhe automjetet elektrike,”-tha Komiteti.