“Çmimi Nobel” më nuk ekziston!!!

Shkruan: Mustafë Bajrami


‘Nobel’ paskësh qenë lojë korporatash për të mashtruar njerëz e popuj të ndryshëm. Paskësh qenë kurgjë. Si i tillë që është, pra, ‘Çmimi Nobel’ për mua nuk ka asnjë vlerë. Për mua më nuk ekziston.
‘Nobel’-in ia ndanë kriminelëve dhe mbështetësve të tyre. E kjo nuk është e rastësishme. Siç nuk është e rastësishme që emri i zbuluesit të barotit, eksplozivit (Alfred Nobel), një ditë të bëhet çmim ndërkombëtar, mbase edhe për paqe!
‘Çmimi Nobel’ iu nda Aung San Suu-it, kryeministreshës së Mjanmarit e cila në nivel shtetëror organizoi vrasjen e qindra mijë muslimanëve të pafajshëm. E cila lejoi shitjen me kilogram nëpër mishtore të mishit të fëmijëve të vrarë e masakruar në vendin e saj. Ky çmim iu dha edhe kriminelëve të tjerë. E së fundmi, mbrëmë, austriakut Peter Handke.
‘Çmimi Nobel’ mbrëmë iu dha njeriut të cilit i pengojnë minaret e xhamive nga ku thirret ezani. I cili mbështeti vrasjet e Millosheviçit në Bosnje, dhe së fundmi, jo që nuk i dënoi, por i ‘përshëndeti’ edhe vrasjet e shqiptarëve në Kosovë. Haptas i doli në mbështetje Kasapit të Ballkanit, i shkroi edhe elegji, Sllobodan Millosheviqit…!

SHPËRNDAJE