Civilët në Afrin mirëpresin me dashuri forcat e TSK-së dhe ULS-së

Civilët e Afrinit, të cilët u shpëtuan nga kthetrat organizatës terroriste YPG/PKK, kanë mirëpritur me dashuri dhe entuziazëm forcat turke dhe ato te Ushtrise se Lire Siriane.

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), të cilët në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” morën nën kontroll në orët e para të mëngjesit qendrën e Afrinit, janë mbështetur nga banorët civilë që kanë dalë nga shtëpitë e tyre.

Është vërejtur se në qendër të qytetit disa nga banorët kanë përshëndetur ushtarët, disa të tjerë i kanë pritur me lotë gëzimi, ndërsa disa janë mbledhur në qendrën e qytetit duke bërë xhiro gëzimi me automejete.

Ndërkohë që është vërejtur se disa nga ndërtesat dhe automjetet e terroristëve që kanë braktisur qendrën e qytetit janë djegur dhe janë dëmtuar. Forcat e TSK-së dhe ULS-së të cilët kanë nisur aktivitetet e kërkimeve dhe kontrolleve në rajon dhe zonat përreth, kanë asgjësuar fotografitë dhe flamujt që simbolizojnë organizatën terroriste YPG/PKK.

Forcat e sigurisë të cilët po kontrollojnë një nga një ndërtesat vazhdojnë punimet e tyre kundër mundësisë se terroristët mund të jenë infiltruar në mesin e civilëve.

Ndërsa në anën tjetër anëtarët e ULS-së që mundësojnë sigurinë në qendër të qytetit theksuan se ashtu sikurse kanë verpuar edhe më parë në rajonin e operacionit “Mburoja Eufratit”, janë të vendosur që të nxjerrin organizatën terrroriste YPG/PKK nga territoret që ka pushtuar në Siri.