City mposht Southamptonin, shpreson në titull

Futbollistët e Manchester Cityt mposhtën Southampton me rezultat 3:1 në xhiron e 20-të të Premierë Ligës.

City vendosi fatin e ndeshjes në gjysmën e parë të ndeshjes, kur shënoi të tre golat.

Silva shënoi golin e parë për mysafirët në minutën 10, ndërsa vendësit barazuan shifrat përmes Hojbjerg në minutën 37.

Kur pritej të përfundonte pjesa e parë baras, Ward-Prowse shënon autogol në minutën 45, duke i siguruar epërsinë e dytë City, ndërsa tre minuta më vonë Aguero shënoi edhe golin e tretë për mysafirët.

Pas kësaj fitoreje, City ka shtatë pikë më pak se lideri Liverpul në tabelë.

Rezultatet – java 20:

Crystal Palace – Chelsea 0:1 (0:0)

Kante 51

Barnley – West Ham 2:0 (2:0)

Wood 15, McNile 34

Southampton – Manchester City 1:3 (1:3)

Hojbjerg 37 — Silva 10, Ward-Prrowse 45ag, Aguero 45+3

17.30 Manchester United – Bournemouth

Dje:
Brighton – Everton 1:0 (0:0)

Lokadia 59

Fulham – Huddersfield 1:0 (0:0)

Mitroviq 91

Leicester – Carddif 0:1 (0:0)

Kamarasa 92

Tottenham – Wolves 1:3 (1:0)

Kane 22 – Boli 72, Himenes 83, Kosta 87

Watford – Newcastle 1:1 (0:1)

Duakure 82 — Rondon 29

Liverpool – Arsenal 5:1 (4:1)

Firminho 14,16, 65p, Mane 32, Salah 45+2p – Maitland Niles 11