City e fiton derbin në “Old Trafford”, merr kreun e Premierligës

Manchester City i është afruar titullit të radhës në Premierligë, pas fitores së merituar në ‘Old Trafford’ kundër Manchester United me rezultat 0-2 të mërkurën mbrëma.

Skuadra e Pep Guardiolas, ka arritur ta fitojë ndeshjen e mbetur të javës së 31-të, për të marrë kreun e tabelës në Premierligë, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të sezonit.Pjesa e parë e ndeshjes në ‘Teatrin e Ëndrrave’ nuk dhuroi gola, por rastet nuk munguan, me Manchester Cityn që kishte më shumë nga loja.

Në pjesën e dytë, City ia doli të shënonte dy herë.Ishte Bernardo Silva që shënoi në minutën e 54’, për 0-1, pas një asistimi të marrë nga Ilikay Gundogan.Në minutën e 66’, City dyfishoi epërsinë në 0-2 përmes Leory Sane.Me këtë fitore, Manchester City kryeson në Premierligë me 89 pikë, një më shumë se Liverpool, kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri në fund të sezonit.