Çitaku: Kushdo që fiton, qasja e Amerikës ndaj Kosovës do të jetë e njëjtë

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka thënë se në dita e zgjedhjeve atje është plotë dramë dhe intensitet.

Çitaku në edicionin special në Klan Kosova ka thënë se pavarësisht rezultatin të zgjedhjeve që do të nxjerrin fituesin për president, qasja e Kosovës nuk do të ndryshojë.

“Rezultatet do të dalin në orët e hershme të mëngjesit. Në SHBA ka gjashtë zona të ndryshme kohore se rezultati nuk do të dihet përnjëherë”, tha Çitaku për Klan Kosova.

Ajo ka thënë se janë shtetet si Ohajo, Florida, Pensilvania, New Hampshire që edhe përcaktojnë fituesin.

“Është herët të flitet edhe për Exit Poll, ato do të dalin pasi të mbyllen vendvotimet”.

“Në SHBA fushata zgjedhje është shumë e gjatë, partitë kanë procesin e brendshëm të nominimit që zgjatë me muaj të tërë. Është proces krejt tjetër nga ai në Kosovë dhe vendet evropiane”, ka shtuar Çitaku.

Ajo në fund ka thënë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, për Kosovën dhe mbarë botën.