Cilësia e ajrit vazhdon të jetë shumë e dëmshme edhe sot në kryeqytet

Cilësia e ajrit vazhdon të jetë shumë e dëmshme edhe sot në kryeqytet.

Njëri nga monitoruesve që janë të vendosur  në katër pika të ndryshme në kryeqytet, tregon  se gjendja aktuale e ajrit është shumë e ndotur –PM 10.

Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit, apo ndodhi të drejtpërdrejta si zjarret në maje dhe mund të mbetet pezull në ajër për periudha të gjata kohore.

Ndotja e ajrit shkakton 9 milionë vdekje në botë çdo vit, e cila është e barabartë me një të katërtën e vdekjeve totale.

Rreziqet e ndotjes së ajrit për shëndetin janë kryesisht të lidhura me përqendrimet e PM, veçanërisht PM2.5, që është klasifikuar si kancerogjen nga Agjencia Ndërkombëtare Kërkimore mbi Kancerin (IARC).

PM2.5 depërtojnë thellë në mushkëri dhe dihet që kontribuojnë në sëmundjet e frymëmarrjes, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin e mushkërive.

Në sëmundjet e mushkërive kontribuon edhe dyoksidi i karbonit, njëjtë si edhe ozoni, që ulin funksionimin e mushkërive dhe acarojnë astmën.

Nga ana tjetër, ndotja e ajrit është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve të parakohshme, sëmundjeve tjera të ndryshme, sulmeve në tru, sëmundjes së mushkërive, kancerit, si dhe astmës.