Cilat pemë kanë pak sheqer e cilat kanë shumë

Me siguri nuk e keni idenë për atë se sa sheqer secila pemë ka. Në esencë, nuk duhet të shmangni as pemën e cila përmban mjaft sheqer, mirëpo duhet të keni një ide për atë se sa sheqer keni futur në organizëm.

Mos u lodhni shumë duke zgjedhur pemët të cilat kanë pak sheqer, sepse sheqeri i pemëve nuk është i njëjtë me atë industrial. Ky sheqer natyral i cili gjendet në pemë, vjen bashkë me fibrat ushqyese, nutrientët, antioksidantët dhe me materiet e tjera të mira. Megjithatë, duhet të kujdeseni se sa sheqer fusni në organizëm.

Secili sheqer, madje edhe ai natyral, ndikon në nivelin e insulinës dhe potencialisht çon në shtimin e peshës trupore dhe në diabet, nëse nuk kontrollohet.

Meqenëse pemët nuk e kanë deklaratën e përmbajtjes, ky është rasti të mësoni se cilat pemët kanë mjaft sheqer dhe cilat pak sheqer.

Pak sheqer: avokadoja

Në një avokado të madhësisë mesatare gjendet vetëm një gram sheqer. Me siguri avokadoja nuk është pema e parë e cila na bie në mend, mirëpo duke pasur parasysh që përmban aq pak sheqer dhe mjaft yndyra të shëndetshme, duhet ta hani, së paku herë pas here. Natyrisht, nuk duhet ta teproni…

Shumë sheqer: fiku

Në një kokërr mesatare fiku gjenden rreth 10 gramë sheqer! Prandaj fiku është aq i lëngshëm dhe i ëmbël. Përmban mjaft sheqer dhe kalori, pothuajse sa edhe çokollata! Në të vërtetë, për dallim nga çokollata, fiku përmban edhe mjaft fibra ushqyese dhe kalium…

Pak sheqer: belushi

Në një filxhan belush ka rreth katër gramë sheqer, prandaj lirisht hani këtë pemë. Dhe është mirë t’i hani të papjekura, jo në lëng apo në ndonjë variant të ngjashëm i cili ka sheqer të shtuar.

Mjaft sheqer: mangoja

Në një filxhan mango gjenden madje 23 gramë sheqer! Edhe pse mangoja përmban kaq shumë sheqer, duhet ngrënë së paku herë pas here, sepse në të gjendet një e treta e dozës së nevojshme të vitaminës A, e cila është e rëndësishme për shëndetin e syve.

Pak sheqer: mjedrat

Në një filxhan me këtë pemë të sezonit gjenden rreth pesë gramë sheqer. “Bonus” është për shkak që mjedrat kanë më shumë fibra ushqyese se sa pemët e tjera me kokrra, andaj më gjatë do t’ju mbajnë të ngopur, por do të mbajnë edhe ekuilibrin e nivelit të sheqerit në gjak.

Mjaft sheqer: qershitë

Kur hani një filxhan qershi, keni futur në organizëm 19 gramë sheqer! Fatmirësisht, ana e mirë e kësaj peme të shijshme është që do t’ju ndihmojë të flini. Gjithashtu, përmban edhe antioksidante të cilat janë preventivë e mirë kundër kancerit, por edhe kalium, i cili i ndihmon trupit që të këndellet më shpejt.

Pak sheqer: manaferrat

Nëse e doni këtë pemë, lirisht hajeni – në një filxhan gjenden shtatë gramë sheqer. Ajo që është e shkëlqyeshme është se nga ai porcion do të merrni edhe rreth 20 për qind të dozës ditore të fibrave të nevojshme ushqyese dhe do të jeni më gjatë të ngopur.

Shumë sheqer: rrushi

Me një filxhan rrush do të fusni në organizëm 15 gramë sheqer – mbase edhe për shkak që është i shijshëm… Pra, rrushi i zi është gjithashtu shumë i pasur me antioksitantë, ndërsa të dy llojet e rrushit përmbajnë edhe mjaft fibra ushqyese.

Pak sheqer: dredhëzat

Lajm i mirë për ata që i duan dredhëzat – në një filxhan gjenden shtatë gramë sheqer. Pos kësaj, në të njëjtin porcion gjenden edhe 85 miligramë vitaminë C, gjë që është pak më shumë se sasia e rekomanduar prej 75 miligramëve ë ditë.

SHPËRNDAJE