Cilat janë kushtet e aktit martesor në islam…

Përcaktimi i bashkëshortëve, pra të jenë të ditur dhe të dalluar qartë.

Pelqimi dhe miratimi nga të dy partnerët për lidhjen martesore midis tyre.

Kujdestari i vajzës, pra femra në Islam nuk mund të martojë vetveten e saj pa miratimin e kujdestarit të saj që mund të jetë fillimisht babai dhe në mungesë të tij njerëzit më të afërt të saj.

Dëshmia, pra në aktin martesor të jenë dy dëshmitarë të drejtë që nuk janë nga origjina dhe as degët e bashkëshortit apo bashkëshortes. P. sh: babai i djalit ose vajzës dhe as biri i ndonjërit prej dy bashkëshorteve.( “ Mudhekeratu fikhi”, ¾, i shejh El uthejminit)./Mesazhi/