“CIA ka përdorur ‘serumin e të vërtetës’ gjatë marrjes në pyetje”

 Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka përdorur “serumin e së vërtetës” gjatë marrjes në pyetje të të burgosurve të dyshuar për terrorizëm, pas sulmeve që ndodhën në SHBA më 11 shtator 2001, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një raport të deklasifikuar prej 90 faqesh, të përgatitur nga një ekspert mjekësor i CIA-s, thuhet se agjencia ka punuar për zhvillimin e një serumi, i cili pas marrjes “shtyn” të burgosurit të tregojnë të vërtetën.

CIA ishte përcaktuar për përdorimin e medikamentit të përgatitur benzodiazepin i cili pas marrjes arrin efektin e amnezisë, por disavantazhi i saj është se marrja intravenoze mund të jetë e vështirë të bëhet pa dijeninë e të burgosurit.

Raporti u deklasifikua nga gjykata në përputhje me Ligjin për Lirinë e Informacionit dhe ia ka dorëzuar Unionit për Liritë Civile në SHBA.

CIA edhe më herët ka patur disa përpjekje për të gjetur serumin e së vërtetës, përfshirë programin MK-ULTRA gjatë mesit të shekullit të kaluar, kur janë përdorur ilaçe si LSD për të vendosur kontrollin mbi mendjen e të burgosurit gjatë marrjes në pyetje.

Projekti “Medication” u ripërtëri në vitin 2003 nën urdhrat e ish-presidentit amerikan George W. Bush, pas së cilës CIA u përball me shumë akuza për torturë.

Organizatat e të drejtave të njeriut akuzojnë ekspertët e CIA-s për shkeljen e normave etike duke zbatuar torturën, ose duke aplikuar metoda brutale dhe të paligjshme gjatë hetimit.