Christchurch, sulmi i përçarjes, që në fakt, bashkoi!!!

Nëntorin e vitit 2015, qetësia e Parisit do të thërrmohej në mënyrë të pakthyeshme me valën e sulmeve të koordinuara terroriste, që kushtuan 130 jetë njerëzish, 90 prej tyre në teatrin Bataclan. Sulmet më vdekjeprurëse në tokën europiane që prej bombave të Madridit në 2004-tën, ishin treguesi i fundit i metamorfozës së ISIS-it Islamik nga kërcënim rajonal në një rrezik global; dhe armët e tij njerëzore, ai grupi i dhunshëm ekstremist i kishte gjetur pikërisht në perëndim.

Rekrutët e vdekjes nuk i motivonte vetëm ideologjia; disa prej tyre, siç do të vihej re dhe më vone, kishin gjetur tek organizata e veprimeve brutale një liman për të ushqyer ndjenjat që i shtypnin prej kohësh brenda vetes: pakënaqësinë, inferioritetin, mospërmbushjen, urrejtjen.

Urrejtja është ajo që motivon dhe shpërthimet në Bruksel, sulmin me kamion në Nice, të shtënat në Mynih, sulmin në urën e Londrës, sulmet në Barcelonë…në perëndim, nuk duhej më shumë se kaq që terrorizmi të konsiderohej një problem I islamizmit. Por një ngjarje e bujshme si ajo e Christchurch-it, u kthye në dëshminë e qartë të faktit që vdekje, mund të mbjellë edhe një tjetër lloj urrejtjeje: ajo islamofobike.

 Mëngjesin e 15 marsit, gjatë lutjeve të sw premtes, qyteti i tretë më i madh i Zelandës së Re u gdhi në zakonshmërinë  e tij pa as dyshimin më të vogël se disa orë më vonë, do të merrte etiketimin e vendit të masakrës më vdekjeprurëse në historinë moderne të Zelandës së re. Dy sulme të njëpasnjëshme terroriste shenjëstruan xhaminë Al Noor e vazhduan më pas në qendrën Islamike Linwood. Agresori e transmetoi gjithçka drejtpërdrejt në Facebook. 50 ishin viktimat, po kaq të plagosurit, ndërsa për dhimbjen e shkaktuar nuk ka shifra e as masë…

Identifikimi i autorit nuk vonoi: 28 vjeçari Australian Brenton Tarrant, një supremacist i bardhë dhe ithtar i ekstremit të djathtë, u prangos e u akuzua pa vonesë për vrasje. Planin, ai kishte kohë që e thurte..

 “Objekt i terrorit në Christchurch ishin njerëz që faleshin në një institucion fetar. Në ndërtesat fetare, njerëzit e ndiejnë veten të sigurt, ata jepen pas mendimeve, janë të shkujdesur, janë të lëndueshëm. Është shumë e lehtë t’i bësh viktima”, tha Ines Pohl, kryeredaktorja e Deutsche Welle-s.

Në Bataclan, njerëzit ishin mbledhur për të ndjekur në koncert, në Christchurch, për lutje: çfarë lavdie mund të ketë në vrasjen e njerëzve të pafajshëm, të përfshirë në veprime kaq paqësore sa këto? Çfarë kalon në mendjen e një njeriu që vendos papritur se është koha ta kthejë fantazinë e supremacie të pajustifikuar në një realitet gjakësor?

Informacionet, Tarrant i dha të gjitha të gjitha vetë: u identifikua në videon e masakrës e përpara sulmeve, kish postuar online një manifest prej 74 faqesh të titulluar `Zëvendësimi i madh` . E shpjegonte aty motivimin e veprimit të tij ekstrem: mes rreshtave, mund të zbulohet fizionomia e një `kolektivisti racist`, i vetëpërshkruar si  “ekofashist”, i motivuar pjesërisht nga një shqetësim rreth mbipopullimit, shoqëria e model e të cilit është Republika Popullore e Kinës dhe njeri që beson se vrasja e CEO-ve, miratimi i rregulloreve tregtare globale dhe ngritja e pagës minimale janë çelësi për parandalimin e `Genocidit të bardhë`.

 “Tarrant shkruan se vepron për shpagimin e sulmeve terroriste myslimane në Perëndim, duke përmendur deri dhe rrjetin e trafikimit të fëmijëve në Roterdam prej të cilit u viktimizuan 1.400 vajza britanike”, tha Tarrant Printscreen.

28 vjeçari përdori 5 armë, mbi të cilat kishte shkruar emrat e figurave të konsideruara mbrojtëse të Krishtërimit dhe betejave historike, përfshirë Skënderbeun e Gjergj Arianitin. Nuk ishte hera e parë që një supremacist i bardhë përpiqej të gjente justifikim tek e shkuara. Pasqyrime të shtrembëruara të historisë e kanë ushqyer ekstremin e djathtë në mbarë globin, nga India në Rusi, Shtetet e Bashkuara e deri në Australi. Shkrimet në armët e Tarrantit dhe manifesti i tij reflektojnë atë rrëfenjën popullore të `përplasjes së civilizimeve` që e redukton historinë në një betejë epike mes Krishtërimit dhe Islamit. Në mendjen e tij, australiani e shihte veten si një hero në luftën imagjinare, si një `kryqtar` me misionin të ndalonte `pushtuesit myslimanë`.  Si shihet kjo ne krahun tjetër, e tregon komenti i Al Jazeerws.

 “Ndërsa Tarrant kremton betejat e kombeve ballkanike, si ato të bullgarëve e serbëve kundër perandorisë Osmane, ai duket nuk e njeh fare faktin që shtetet e krishtera ballkanike kanë luftuar fort edhe me njëri tjetrin. Lufta e parë që Bullgaria ndërmori pas çlirimit të saj nga “ sundimi mysliman“ ishte kundër fqinjës së vet të krishterë, Serbisë. Pas mposhtën së bashku perandorinë otomane në luftën e parë ballkanike të vitit 1912, ( ky referim gjendet edhe në pushkën e Tarrantit), vitin pasues, Greqia dhe Serbia, së bashku me Rumaninë u kthyen kundër aleatit të tyre, Bullgarisë dhe pushtuan disa prej territoreve te saj. Vetëm dy vjet më vonë, Bullgaria do të bashkonte forcat me ish “padronin “ e saj mysliman, Turqinë për të luftuar me Fuqitë Qendrore kundër aleateve gjatë Luftës së Parë botërore”, thuhet në komentin e Al Jazeera.

“Ajo luftë dhe konflikti në vetvete kanë të bëjnë shumë më tepër me konsideratat politike, vetë-zgjerimin dhe lakminë sesa me fenë apo `civilizimin` , e kjo është diçka të cilën supremacistët e bardhë si Tarrant me vetëdije apo në mënyrë të pandërgjegjshme, e injorojnë. Në fund të fundit, nuancat dhe të menduarit kritik, nuk bëjnë pjesë tek prioritetet e tyre”, tha Al Jazeera.

Ishte pikërisht ky verbim i mendimit që e shtyu një njeri të përshkruar si mëse normal nga ata që e njohin, e madje të sjellshëm e fjalëpakë, të nisej i armatosur drejt dy xhamive, e të derdhte gjakun e njerëzve të pafajshëm pa treguar asnjë moment pendese, as në sallën e gjyqit, dhe as kur qëlloi në kokë tre vjetarin Mucaad Ibrahim. Vogëlushi kishte rënë në tokë bashkë me të tjerët pas breshërisë së parë, por pastaj ishte ngritur duke thirrur të atin; ato do të ishin fjalët e tij të fundit; Tarrant e dëgjoi e u kthye duke derdhur mbi fëmijën urrejtjen e tij dhe fuqinë që i jepte arma e asgjë tjetër.

“Babai nuk do ta harrojë kurrë mënyrën sesi Mucaad-i e puthi përpara se të ndodhte e gjithë kjo, nuk e harron dot atë puthje të fundit…ende jemi në gjendje shoku, nuk arrijmë dot as të vajtojmë”, thotë Luul Ibrahim, motra.

Haji-Daoud Nabi vdiq duke u përpjekur të shpëtonte të tjerët; Sayyad Milne, vetëm 14 vjeç dëshironte shumë që të bëhej futbollist, Atta Elayyan nuk kishte shumë që ishte bërë baba; Amjad Hamid ishte kardiolog- një njeri që luftonte për të shpëtuar jetë; Ali Elmadani, një inxhinier në pension nuk e mendonte kurrë se diçka e tillë mund të ndodhte në Zelandën e Re- e bija ishte dizajner grafike dhe qenë stabilizuar prej kohësh në Christchurch; Naeem Rashid vdiq bashkë me të birin, Talha Naeem, 21 vjeç; Ansi Alibava kishte lënë pas një jetë në varfëri në Indi dhe më në fund kishte krijuar një jetë të re me të shoqin- vazhdonte masterin dhe studionte shumë;: 50 viktima, 50 jetë, 50 histori!!!!

“U martua përpara dy vjetësh dhe vitin e kaluar, u nis drejt Zelandës së re. Studimet e larta I mbaroi në Kerala. Na thane se ishte një prej studenteve më të mira në universitetin bujqësor që frekuentonte në atë vend. Po përpiqej me të gjithë forcat që siguronte një vend pune pas të përfundonte masterin”, thotë K. I. Noushad, xhaxhai i studentes Ansi Alibava.

Me veprimin e tij, Brenton Tarrant kërkoi të mbillte përçarje; por ajo që arriti në fakt, ishte krejt e kundërta.

 “Si i thonë një fjale: para Zotit janë të gjithë njësoj. Kjo vlen edhe në raste të vështira ose ngjarjesh të tmerrshme. Në të dy këto raste njerëzit afrohen me njëri-tjetrin, shtrëngojnë radhët. Atentatori vërtet e kishte planifikuar me hollësi krimin e tij, sikurse e kishte paralajmëruar në internet. Por ai kishte harruar një pikë të rëndësishme: Terrori synon t’i përçajë njerëzit, por ai edhe mund t’i bashkojë”, tregon Ines Pohl, kryeredaktorja e Deutsche Welle-s.

Një javë pas masakrës, në Christchurch u organizua ai që u quajt: “ Marshimi i Dashurisë“: me qindra vetë, mes të cilëve dhe studentë dolën në rrugë për të treguar se vrasësi, nuk ia arriti qëllimit të tij.

“Ne organizatoret, edhe pse të rinj në moshë, po bëjmë një deklaratë te qartë këtu: brezi i ri nuk do ta tolerojë diskriminimin, as tani, as në të ardhmen!!!”, tregon Mustafa Boztas, i mbijetuar i masakrës në xhaminë Al Noor.

“E gjithë kjo na afroi më shumë me njëri-tjetrin; ajo tregoi se islami nuk ka përse njehsohet me terrorizmin dhe këtë bota duhet ta kuptojë. Tregoi se sa shumë njerëz u mblodhën rreth nesh duke na ndihmuar ta kapërcenim psikologjikisht këtë situatë”, tha Katie Le Roux, pjesëmarrëse.

“Pavarësisht se nga jemi, se çfarë bindjesh fetare kemi apo çfarë botëkuptimi, këtu sot jemi të gjithë për të njëjtën arsye: të përcjellim një mesazh shprese!!!”, tha Manaia Butler, 16, organizatore.

Kryeministrja Jacinda Arden ishte ajo që tregoi cilësitë më të mira te Zelandës së Re: fotoja e saj me fytyrën e pikëlluar, shaminë në kokë dhe duart e mbledhura u kthye në simbolin e dhembshurisë së një kombi. Nuk kishin kaluar veçse 24 orë kur Arden u shfaq në krah të komunitetit mysliman të Christchurch-it, duke u takuar me krerë të tij e duke përcjellë një dhimbje të sinqertë. Por ajo nuk u mjaftua me kaq: shefja e ekzekutivit njoftoi fill pas ngjarjes masa te forta për armët gjysmë automatike dhe ato të tipit luftarak: ligji që e vështirëson mbajtjen e tyre, hyn në fuqi në 11 prill. Ndërsa e tregoi qartë se Tarrant do ta provojë të plotë peshën e ligjit neozelandez, ajo bëri përpara parlamentit dhe një betim të pazakontë. Duke e çelur fjalën e saj me përshëndetjen arabe ` selam alekum`, Arden tha se dita e sulmit do të mbetet përgjithmonë në memorien kolektive. Por jo ashtu siç deshi Brenton Tarrant.

 “Ai mund të ketë kërkuar shumë gjërat nga ky akt terrori, por një prej tyre ishte fama dhe kjo është arsyeja përse prej meje, nuk do ta dëgjoni më të përmendet emri I tij. Ai është një terrorist. Është një kriminel. Është një ekstremist. E kur të flas për të, ai do të jetë pa emër. Të tjerëve I lutem të përmendin emrat e njerëzve që humbën jetën. Ai mund të ketë kërkuar famën, por këtu në Zelandën e Re nuk do t`I japim asgjë, madje as emrin” tha Jacinda Arden.

Episodi solli dhe një tjetër lloj ndërgjegjësimi: politikanë e analistë kërkuan që të bëhet më shumë përsa i takon politikës së publikimit të pamjeve live në rrjetet sociale. Veprimet për të ndaluar shpërndarjen e videos që 28 vjeçari kishte transmetuar drejtpërdrejt në Facebook, si trofe të gjestit të vet ekstrem, qenë të menjëhershme: Facebook-u fshiu më shumë se 1,5 milionë kopje të videos së sulmit; 1,2 milionë prej tyre u bllokuan ndërsa upload-oheshin.

Qendra Linwood, ku shtatë persona u qëlluan për vdekje në 15 mars, u rihap pas një pune të kryer me nxitim për të mbyllur vrimat e plumbave nëpër mure; imami i xhamisë dhe ai që ishte heroi i saj, një refugjat afgan që e ndoqi agresorin duke e detyruar të largohej, i tregojnë besimtarëve se çfarë ndodhi duke rikrijuar disa prej ngjarjeve të asaj dite.

“Unë po qëndroja këtu, po prisja që ai të hynte; qëllimi ishte t`i kapja armën dhe t`ia tërhiqja, do e bëja edhe nëse e dija se do të vdisja. Do të bëja c`të mundesha për ta penguar”, tregon Zirullah, besimtar qe ritregon skenën.

“Në ato momente, nuk u mendova gjatë por vrapova që të përballem me të, sepse kishte vëllezër e motra që luteshin këtu dhe jeta ime nuk ishte më e rëndësishme se e tyre”, trgon Abdul Aziz, i mbijetuari qe ndoqi sulmuesin.

Mesazhi që ngjarja e Christchurch përcjell është se përballë terrorit, nuk ka rëndësi nëse je I krishterë, mysliman, ateist; arma që ai përdor, goditja e të pafajshmëve nuk bën dallim mes përkatësisë fetare e kulturore apo kombësisë. Jacinda Arden e kuptoi se sulmi ndaj xhamive për shoqërinë e vendit të saj, përbën një kërcënim për vetë vlerat që neozelandët lartësojnë më shumë: solidaritetin, ndjenjën e komunitetit, sigurinë. Shumë prej viktimave tha ajo, mund të jenë refugjatë apo emigrantë, por ata janë “ne“. personi që kreu këtë akt dhune, nuk është“. Ajo që terrorizmi përpiqet të bëjë, është të përçajë dhe përgjigja më e mirë që komuniteti mund t`I japë, është bashkimi.

Nëntorin e vitit 2015, qetësia e Parisit do të thërrmohej në mënyrë të pakthyeshme me valën e sulmeve të koordinuara terroriste, që kushtuan 130 jetë njerëzish, 90 prej tyre në teatrin Bataclan. Sulmet më vdekjeprurëse në tokën europiane që prej bombave të Madridit në 2044-tën, ishin treguesi i fundit i metamorfozës së Shtetit Islamik nga kërcënim rajonal në një rrezik global; dhe armët e tij njerëzore, ai grupi i dhunshëm ekstremist i kishte gjetur pikërisht në perëndim.

Rekrutët e vdekjes nuk i motivonte vetëm ideologjia; disa prej tyre, siç do të vihej re dhe më vone, kishin gjetur tek organizata e veprimeve brutale një liman për të ushqyer ndjenjat që i shtypnin prej kohësh brenda vetes: pakënaqësinë, inferioritetin, mospërmbushjen, urrejtjen.

Urrejtja është ajo që motivon dhe shpërthimet në Bruksel, sulmin me kamion në Nice, të shtënat në Mynih, sulmin në urën e Londrës, sulmet në Barcelonë…në perëndim, nuk duhej më shumë se kaq që terrorizmi të konsiderohej një problem I islamizmit. Por një ngjarje e bujshme si ajo e Christchurch-it, u kthye në dëshminë e qartë të faktit që vdekje, mund të mbjellë edhe një tjetër lloj urrejtjeje: ajo islamofobike.

 Mëngjesin e 15 marsit, gjatë të premtes së lutjeve, qyteti i tretë më i madh i Zelandës së Re u gdhi në zakonshmërinë  e tij pa as dyshimin më të vogël se disa orë më vonë, do të merrte etiketimin e vendit të masakrës më vdekjeprurëse në historinë moderne të Zelandës së re. Dy sulme të njëpasnjëshme terroriste shenjëstruan xhaminë Al Noor e vazhduan më pas në qendrën Islamike Linwood. Agresori e transmetoi gjithçka drejtpërdrejt në Facebook. 50 ishin viktimat, po kaq të plagosurit, ndërsa për dhimbjen e shkaktuar nuk ka shifra e as masë…

SHPËRNDAJE