Chelsea do të marrë Candreva-n nga Interi

Klubi i futbollit, Chelsea, pritet së shpejti të marrë katër përforcimet e reja gjatë merkatos së verës. Sipas mediave italiane, Inter është gati t’i shesë Chelsea-s Antonio Candreva-n për 27.3 milionë euro.

Lojtari i mrekullueshëm i krahut të djathtë ka qenë prej kohësh dëshira e menaxherit Antonio Conte, i cili ka punuar me Candreva-n gjatë periudhës në të cilën ai ishte trajner i Italisë.

Deri më tani Interi ishte mjaft i rezervuar sa i përket shitjes së Candreva-s, por pasi që Ivan Perishiç është pranë vazhdimit të kontratës, ky opsion po bëhet gjithnjë e më real. Futbollist 30-vjeçar me përvojë ka kontratë me Interin deri në vitin 2020, kurse në Inter ka ardhur verën e kaluar nga Lazio për 22 milionë euro.

Candreva filloi karrierën e tij në Ternana, dhe luajti për Udinese, Livorno, Juventus, Parma, Cesena, Lazio dhe Inter. Ai ka luajtur 47 ndeshje në fanellën e përfaqësueses italiane dhe shënoi gjashtë gola./Mesazhi/