Chelsea pa futbollistin kryesor në finale kundër Liverpoolit

Chelsea nuk do mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit N’Golo Kante për finalen e Superkupës kundër Liverpoolit.

Të mërkurën në Stamboll, Liverpool dhe Chelsea do të takohen për të zhvilluar finalen e Superkupës së Evropës për sezonin 2018/2019.

Skuadra e Chelsea, që në fundjavë u mposht 4:0 nga Manchester United në Premierligë, do të përballet me një mungesë të madhe.

Është mesfushori N’Golo Kante që do t’i mungojë skuadrës nga ‘Stamford Bridge’.

Francezi po përballet me një lëndim të vogël, ka konfirmuar trajneri Frank Lampard.

“Kante ka një lëndim të vogël dhe unë do të marrë një vendim së bashku me të”, ka deklaruar Lampard, përcjell lajmi.net.

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Chelsea fillon nga ora 21:00.