Chelsea në shitje, çmimi marramendës

Biznismeni Roman Abramovich duket se ka vendosur ta shes skuadrën e Chelsea.
Sipas raportimeve të “Sunday Times”, rusi i ka vënë skuadrës një çmim prej 2.2 bilionë euro.

Abramovich thuhet të ketë angazhuar një bankë amerikane për të ndërmjetësuar shitjen dhe shpreson të marrë një ofertë rekorde për një klub futbolli.

Më herët gjatë këtij viti, 51 vjeçari pranoi një ofertë prej 2 bilionë eurove nga Sir Jim Ratcliffe, mirëpo e kishte refuzuar duke kërkuar diçka më shumë se aq.Mbetet të shihet nëse Abramovich do të ndajë rrugët me londinezët.