Chelsea mposht Tottenhamin

Chelsea ka fituar derbin e javës në Ligën Premier ndaj Tottenham.

Djelmoshat e Antonio Contes kanë arritur të shënojnë një fitore të madhe ndaj ‘Spursave’, pasi kanë fituar me rikthim 2-1.

Golat në këtë takim u shënuan nga Pedro Rodriguez (45’) dhe Victor Moses (51’) për ‘Blutë’ dhe Christian Eriksen (11’) për mysafirët.