Chelsea – Manchester United, formacionet e mundshme

Java e 26-të e Premierligës rezervon derbin Chelsea-Manchester United, e cila luhet të hënën [sot] në fillim nga ora 21:00 në ‘’Stamford Bridge’’.

Të dyja skuadrat vijnë pas pushimit dimëror, dhe synojnë fitoren në mënyrë që t’i mbajnë gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.

Blutë gjendet në pozitën e katërt me 41 pikë, kurse Man Utd në vendin e 9 me 35 pikë, përcjell lajmi.net.

Ndonëse nuk ka asgjë zyrtare, formacionet e të dyja skuadrave mund të jenë të parashikueshme bazuar në ndeshjet paraprake të të dyjave dhe lojtarëve që kanë në dispozicion.

Skema e Chelseat pritet të jetë 4-3-3, me katërshen e mbrojtjes të paprekur në përjashtim të Emerson Palmeri, poziten e të cilit pritet ta zë i Azpilicueta. Mesfusha, si zakonisht pritet të përbëhet nga Kante, Jorginho dhe Kovacic, për t’i prirë tredhëmbëshit sulmues Mount, Willian dhe Abraham.

Për ‘’Djajtë e Kuq’’ pritet të luajë i riu Williams, që pritet ta zë vendin e Luke Shaw i cili nuk po bind me paraqitjet e tija, ndërkohë që pjesa tjetër e mbrojtjes nuk do të ketë ndryshime, me Lindelof, Maguire dhe Wan Bisaka, që do të jenë të rreshtuar para De Geas në portë. Mesfusha mund të pësojë ndryshime, me Martial që do të rreshtohet si mesfushor i majtë përkrah Matic, Fred dhe James që plotësojnë repartin e mesfushës, kurse në poziten e fantazistit pritet të jetë blerja e re e Solskjaer, Fernandes, i cili do ta mbështesë Ighalon si sulmues për shkak se Marcus Rashford ende nuk është rikuperuar.