Chelsea e gjen zëvendësuesin e Fabregas

Cesc Fabregas pritet që në këtë javë të largohet nga Chelsea. Cesc Fabregas po largohet nga Chelsea në drejtim të Monacos, pasi Maurizio Sarri nuk llogaritë në shërbimet e tij. Skuadra londineze ka gjetur dy opsione për mesfushën e tyre, si zëvendësues për mesfushorin spanjoll, përcjell lajmi.net. Chelsea dëshiron ta transferoj Nicolo Barellan nga Cagliari, por që edhe disa skuadra janë në garë për të. Një tjetër opsion për mesfushën e bluve është edhe Leandro Paredes i Zenitit, që në të kaluan ishte pjesë e Romës.