Chelsea e fiton derbin ndaj Liverpoolit, rikthehet fuqishëm në garë për Ligën e Kampionëve

Chelsea e ka fituar derbin ndaj Liverpoolit në ‘Stamford Bridge’ për t’u rikthyer fuqishëm në garën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

‘Blutë’ e Londrës kanë arritur të mposhtin 1:0 finalistët e Ligës së Kampionëve, me një gol të vetëm që u shënua në pjesën e parë.

Ishte Giroud që u shkëput më së larti në zonën e Liverpoolit, për të shënuar në minutën e 32’ të ndeshjes, pas një asistimi që pranoi nga Moses.