Chelsea dhe Leicesteri luajnë pa gola

Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola kundër Leicester Cityt në Stamford Bridge.

Wilfred Ndidi pati një prej rasteve më të mira në fillim të ndeshjes, mirëpo goditjen e tij me kokë e ndali Thibaut Courtois.

Në fund të pjesës së parë, Cesc Fabregas rrezikoi portën kundërshtare, por reagimi i Kasper Schmeichel i pengoi Blutë që të kalonin në epërsi.

Nga minuta e 68-të, mysafirët luajtën me një futbollist me pak, pasi Benjamin Chilwell u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Mirëpo, përkundër epërsisë numerike në fushë, nikoqirët nuk ia dolën ta shënojnë golin e fitores.

Tiemoue Bakayoko ishte njëri prej futbollistëve që rrezikoi kur afrohej fundi i ndeshjes.

Pas 23 ndeshjesh, Chelsea mban vendin e tretë në tabelë, me pikë të barabarta me Manchester Unitedin që është në vend të dytë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kundërshtari i ardhshëm i Bluve në Ligën Premier është Brighton & Hove Albion.

Duhet theksuar se në këtë takim, u lëndua kapiteni i Chelseat, Gary Cahill, i cili do të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme.

SHPËRNDAJE