Chelsea 80 milionë euro për Kepa Arrizabalaga

“Blutë” janë të gatshëm ta bëjnë spanjollin, portierin më të shtrenjtë në histori.

Chelsea po përgatitet të paguajë klauzolën e portierit spanjoll të Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga.

“Blutë” po kërkojë që të zëvendësojnë Thibaut Courtois, i cili ka shprehur dëshirën të transferohet te Real Madrid.

Portieri 23-vjeçar i Bilbaos ka një klauzolë prej 80 milionë eurosh. Nëse realizohet ky transferim pritet që të thyejë rekordin e transferimit për klubin e Chelseat të cilin vendosi me Alvaro Moratan.

Njëherësh, Kepa do të bëhej edhe portieri më i shtrenjtë në histori, duke e kaluar Allison Becker, i cili u transferua para pak javësh nga Roma te Liverpooli për 75 milionë euro.