Chelsea 30 milionë për lojtarin e PSG-së

Chelsea është gati për përballet edhe një herë me Manchester United në tregun e futbollistëve me synimin për të marrë Serge Aurier nga Paris Saint-Germain.

Antonio Conte nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të forcuar kampionët e Anglisë me tre apo katër futbollistë të tjerë dhe prioritet kanë mbrojtësit anësorë, duke qe se Marcos Alonso dhe Victor Moses nuk do të luajnë në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Burnley.

Kyle Walker, Danilo dhe Benjamin Mendy ishin mes futbollistëve të kërkuar nga Conte, por që të tre kanë firmosur për Manchester City, teksa shpresa e vetme e londinezëve ka ngelur Alex Sandro i Juventus.

Aurier është mbrojtësi i djathtë që do t’i bënte punë trajnerit italian, teksa PSG ka filluar të mendojë për shitjen e disa lojtarëve, pasi bleu Neymar për 222 milionë euro. Aurier kushton rreth 30 milionë euro.