Champions League, Liverpool dhe PSG dhurojnë gola dhe spektakël në pjesën e parë

Liverpool dhe Paris Saint Germain e mbyllën 2-1 pjesën e parë mes tyre në Anfield.

“Të kuqtë” e Jurgen Klopp shënuan me Daniel Sturridge (30’) dhe me James Milner me penallti (36’), përpara se Meunier të shkurtonte diferencën për ekipin e drejtuar nga Thomas Tuchel.

Në ndeshjet e tjera që po luhen tani, Atletico Madrid po fiton 1-2 ndaj Monaco, Galatasaray po mposht 1-0 Lokomotivën e Moskës, ndërsa Club Brugge-Dortmund, Crvena Zvezda-Napoli dhe Schalke-Porto janë bllokuar në rezultatin 0-0./tch

SHPËRNDAJE