Challandes “zbulon” formacionin për ndeshjen me Malin e Zi

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur konferencën e fundit për shtyp përpara ndeshjes me Malin e Zi.

Challandes nuk ka mundur t’u ik pytjeve të mençura nga gazetarët, që dëshironin me çdo kusht të zbulonin 11-shen startuese për ndeshjen e nesërme, e cila luhet nga ora 20:45 në ‘Fadil Vokrri’.

Zvicerani u pyet nëse disa lojtarë që luajtën ndaj Gjibraltarit do paraqiten edhe nesër, ku ai tha: ”Kemi 23 – 24 lojtarë, dikujt i bie të luajë më shumë e dikujt më pak. Të gjithë duhet të presin për shanset e tyre. Një ndeshje nuk më bën ta ndryshojë filozofinë time, të shohim se kush do të jetë i gatshëm dhe kush do të përshtatet”.

Pastaj vijoi një tjetër pyetje se a do të luajë Hadërgjonaj në krahun e majtë të mbrojtjes: ”Pse nuk pyetni se kush do luajë e kush jo? Sepse unë kurrë nuk e tregojë këtë gjë. Hadërgjonaj mund të luajë në dy pozicione kaq”, tha Challandes, raporton lajmi.net.

”Kam dyshime në dy mesfushorët që do të luajnë përpara mbrojtjes apo në krahun e djathtë, nëse Rashica luan në krahun e majtë. Kololli – Paqarada gjithashtu është një dyshim. Kam skuadrën time në mendjen tim dhe do ta shihni”, u shpreh ai.

SHPËRNDAJE