Challandes: Bullgaria është ekip agresiv dhe me përvojë, por nuk dorëzohemi

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kualifikuese ndaj Bullgarisë.

Kosova është nikoqire e Bullgarisë në takimin e parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Takimi do të luhet të hënën mbrëma në stadiumin Fadil Vokrri dhe trajneri Challandes pret një ndeshje shumë të vështirë dhe krejtësisht ndryshe nga ajo me Danimarkën.

“Jam i lumtur me paraqitjen me paraqitjen ndaj Danimarkës, por tani është një ndeshje tjetër, ndaj një kundërshtari tjetër, një gare tjetër”, ka thënë fillimisht Challandes në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Me këtë ndeshje ne hapin rrugën tonë në garën për Kampionatin Evropian Euro 2020”.

Bernard Challandes dhe Hekuran Kryeziu në konferencën për media para ndeshjes ndaj Bullgarisë (Foto: Telegrafi/Ridvan Silvova)

“Mendoj që është një ndeshje tjetër sigurisht, nuk e di nëse do të jetë ndeshje e mirë për shikuesit, por për mua është shumë e rëndësishme”.

“Ndeshja e kaluar ka qenë përgatitore, ndërsa tani do të luftojnë për t’u kualifikuar, duhet të fillojmë kalkulimet për pikë dhe të luftojmë për çdo top, jo vetëm në mesfushë”.

“Bullgaria është ekip i fortë me përvojë dhe duhet të japim gjithçka. Ata janë një kundërshtar agresiv dhe këtë e ka treguar ndaj Maqedonisë ”

“Ekipi është një situatë të mirë dhe këtë e ka treguar në çdo seancë stërvitore”, përfundoi trajneri i Kosovës.