Çfarë uji duhet t`i jepni bebeve?

Temë e shpeshtë diskutimi dhe shqetësim i shumë nënave është ujit i pijes për bebet e tyre.

Nënat që ushqejnë fëmijët me qumësht formula shpesh ndodhen në dilemë se a duhet të blenë ujë për bebet apo ti japin ujin nga çezma.

Mjekët janë të mendimit se fëmijëve duhet dhënë ujë që qarkullon, rrjedhimisht, ujë nga qezma, gjithmonë duke e vluar paraprakisht.

Mirëpo, për shkaqe të ndryshme, shpeshherë disa nuk mund të përdorin ujin nga çezma për shkak të burimeve të ndryshme nga ku furnizohen.

Në raste të tilla, është mirë të përpiqeni të zgjidhni ujin më të përshtatshëm për beben apo fëmijët tuaj./Mesazhi/