Çfarë përjeton trupi gjatë agjërimit, tregon nutricionisti Agron Rexhepi (Video)

Agjërimi i muajit të Ramazanit, respektivisht abstenimi nga ushqimet dhe pijet, sjellë me vete një mori efektesh pozitive shëndetësore.

Nutricionisti, doktor Agron Rexhepi ka sqaruar për Telegrafin se agjërimi i llojit që e praktikojnë besimtarët myslimanë, është rruga më e suksesshme për arritjen e ekuilibrimit fizik dhe shpirtëror të njeriut.

Rexhepi ka thënë se hulumtimet shkencore tregojnë se ky abstenim nga ushqimet dhe pijet gjatë kësaj periudhë të vitit, ndihmon personat e prekur me depresion dhe probleme tjera psikike.

“Ndihmon personat që janë të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Nëse përcjellët ky agjërim, rezulton se 13 deri në 14 mijë herë më pak punon zemra e njeriut gjatë ditës, ndodhë detoksifikimi i trupit nga helmet që janë mbledhur në brendinë tonë”, ka thënë Rexhepi.

Sipas tij, agjërimi i këtij lloji është njëra prej dietave më të mira që ndihmon humbjen e peshës.

Nutricionisti Agron Rexhepi ka treguar se ai edhe pas Ramazanit, e praktikon agjërimin, duke përmendur se është vërtetuar se agjërimi i dy ditëve gjatë javës, është shumë pozitiv për trupin.

Kjo intervistë u realizua vitin e kaluar. 

SHPËRNDAJE