Çfarë e shkakton dhimbjen e qafës

Dhimbja e qafës është diçka e zakonshme tek një pjesë e madhe e njerëzve dhe shpesh, shumë prej nesh nuk e di arsyen që e shkakton.

Në fakt ekzistojnë disa faktorë, ne po ju rendisim disa prej tyre.

Stresi – Dhimbja në qafë mund të jetë pasojë e drejtpërdrejtë e ankthit, që vjen si pasojë e tensionit në trup teksa ndjenja e ankthit shtohet.

Jastëku – Ngrirja e muskujve të qafës që shtrihet deri tek shpatullat është një ndër arsyet më të zakonshme të dhimbjes së qafës. Në pjesën më të madhe të rasteve kjo vjen si pasojë e të fjeturit në një pozicion të pa rehatshëm dhe mund të evitohet nëse përdorni një jastëk të mirë.

Qëndrimi i keq – Nëse qëndroni për një kohë të gjatë në kokën e varur duke parë telefonin, atëherë mos u habisni nëse ndjeni dhimbje në qafë. Kjo vlen edhe për ata që punojnë në zyrë, që kanë tendencën të mbajnë qëndrim të gabuar të trupit.

te

Dëmtim gjatë kohës që notoni – Një tjetër faktor që shkakton dhimbje në qafë është noti dhe aktivitete të tjera që kërkojnë lëvizjen e shpeshtë të kokës nga një anë në tjetrën.

Infeksion – Rreth qafës ekzistojnë gjendra të ndryshme limfatike dhe kur trupi po lufton një virus, ato bëhen aktive dhe shkaktojnë dhimbje.

Tharje të shtyllës kurrizore – Shtylla kurrizore, tek qafa, është e përbërë nga 7 kocka të ndara në rrathë. Kur lindim, këto rrathë janë të përbërë me 80 përqind ujë, por me kalimin e kohës thahen dhe për pasojë bëhen më të ngurtë.

Pickim – Qafa e ngrirë mund të jetë simptomë e sëmundjes lyme, një infeksion bakterial që transmetohet nëpërmjet pickimit të një insekti të quajtur Ixodes scapularis.

SHPËRNDAJE