Çerkezi viziton fermerët llapjanë: Bujqësia dhe blegtoria janë shkatërruar nga politika

Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, njëherësh kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Çerkezi, ka vzituar disa fermerë dhe prodhues bujqësorë në Komunën e Podujevës.

Çerkezi u njoh për së afërmi me punën, sfidat dhe problemet me të cilat po ballafaqohen prodhuesit vendës në përgjithsi, duke shtruar nevojën që institucionet përkatëae shtetërore të marrin masa për përmirësimin e kushteve për këtë kategori.

Ai tha se bujqësia dhe blegtoria janë dy fusha të cilat janë shkatërruar nga politika e keqe fiskale.

“Nëse kthehemi te vetja, e gjejmë punën, puna na sjellë te rezultati. Sot në mungesë së punës institucionale, bujqesia dhe blektoria janë fusha të shkatërruara nga politikat fiskale dhe orientuese”, tha ai.

Çerkezi tha se qeveria e ardhshme e udhëhequr nga Albin Kurti, do të adresojë fuqishëm problemet e bujqëve, duke investuar në infrastrukturë, por edhe duke krijuar politika të favorizuara, në mënyrë që bujqësia dhe blegtoria të kenë vend të merituar.