Çerekfinalet e Ligës së Evropës, kundërshtarë të lehtë për Arsenalin dhe Atleticon

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për të zbuluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Evropës.

Hedhja e shortit të ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Evropës ka filluar nga ora 13:00.

Edhe ky short si çdo short tjetër ka dhuruar përballje interesante.

Takimi më interesant në këtë fazë është padyshim ai në mes të RB Leipzig dhe Marseille, pasi Arsenali dhe Atletico Madridi kanë kundërshtar të lhetë në letër.

Ndeshjet çerekfinale janë paraparë të zhvillohet me 5 prill ndeshja e parë, ndërsa ajo kthyese me 12 prill.

Finalja e madhe e Ligës së Evropës do të mbahet me datë 16 maj, e mërkurë, në Stade de Lyon të Lyonit.